Kosova
Kosovë: Tentim vrasje në Leposaviq, zëvendësministri për Kthim fajëson Radoiçiqin
Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar në rrjetet sociale se është tentuar të vritet anëtari i partisë së Nenad Rashiqit, Marko Jablanoviq, në Leposaviq.
Ai ka thënë se atentatorit i kishte dështuar arma, shtoi se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si prijësi i sulmit në Banjskë.
“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq… Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq. Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shkruar ai në Facebook.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, duke thënë se po zhvillohen hetime.
“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodhur një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani për KOHËN.
Zëvendësministri Radomiroviq shtoi se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si prijësi i sulmit në Banjsko, i cili ka shtuar se ai dhe Jablanoviq janë kërcënuar me vrasje pasi “po punojnë për interesat e regjimit”.
Radomiroviq shkroi se kërcënimet nuk do t’i ndalin.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












