Kosova
Kosovë: Tre të dyshuar për coronavirus, mes tyre një fëmijë
Ata nuk kanë simptoma, mirëpo janë kthyer nga vendet e prekura nga ky virus
Tre të dyshuar të tjerë për coronavirus janë lajmëruar sot në Klinikën Infektive në QKUK.
Të dyshuarit, dy femra dhe një fëmijë, kanë ardhur nga vendet të cilat po ballafaqohen me coronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha.
Ajo ka shtuar se të dyshuarit nuk kishin simptoma të virusit, por për shkak të ardhjes nga zonat ku janë të prekur me corona kanë shkuar për testim.
Klan Kosova merr vesh se njëra nga të dyshuarat për coronavirus është një 19-vjeçare, shtatzënë, e ardhur para tri javësh nga Italia.
Rezultatet pritet të dalin ndërkohë, ndërsa të njëjtit aktualisht po mbahen të izoluar.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme















