Kosova
Kosovë: U shtuan 7000 vende pune thotë ministri i Financave
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati ka thënë se mbi 7 mijë vende pune janë shtuar në sektorin e prodhimit e përpunimit. E gjithë kjo, sipas tij në më pak se dy vjet qeverisje të Qeverisë Kurti, përcjellë albinfo.ch.
Murati të shtunën ka thënë se janë shtuar 7048 vende pune në këtë sektor, deri në fund të vitit 2022. “Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon”, ka shkruar Murati, përcjellë albinfo.ch.
Tutje, në lëvdatat e tij për Qeverinë thotë se kjo e fundit ka mbështetur prodhuesit. “Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni; Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive; Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese; Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit; Grante për bashkëfinancim të pajisjeve; Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore; Subvencion për punësimin e grave; Subvencionim për punësimin e të rinjve”, ka deklaruar ai, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini













