Kosova
Kosovë: Vendoset të rinumërohen 1631 fletëvotime
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për hapjen e të gjitha kutive të votimit për fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Sipas PZAP-së, me këtë vendim është udhëzuar KQZ-ja, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, që të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1,631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së. Të njëjtat fletëvotime do të rivlerësohen, numërohen dhe përfshihen në rezultatet përfundimtare.
PZAP po ashtu ka hedhur poshtë dy ankesa të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me parregullsitë gjatë numërimit të votave me postë, duke i konsideruar të pasafatshme. /KSP
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











