Kosova
Kosovë: Zgjatet afati për konvertimin e lejes së drejtimit, ja data e fundit
Është zgjatur afati për aplikim të pjesëtarëve të komunitetit serb për të konvertuar patentë shoferët e tyre të lëshuar nga institucionet serbe, në ato të Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se është zgjatur afati për aplikim të pjesëtarëve të komunitetit serb për të konvertuar patentë shoferët e tyre të lëshuar nga institucionet serbe, në ato të Kosovës.
Afati është zgjatur deri më 23 gusht, pasi ministri Sveçla tha se ka interesim të madh për aplikim.
“Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sipas Sveçlës, deri më tani 5.588 qytetarë të komunitetit serb kanë aplikuar për t’i konvertuar këto dokumente dhe vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 273 aplikime.
Kosova nuk njeh dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë.
Më herët, Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pasi të kalojë afati për konvertimin e patentë shoferëve, të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë këto dokumente të lëshuara nga Serbia do të konsiderohen se janë duke e drejtuar veturën pa patentë shoferë.
Nga Policia kanë thënë se në përputhje me vendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ndaj këtyre individëve do të shqiptohen gjoba, me mundësi të konfiskimit të automjeteve.
Shuma e gjobave, sipas ligjit, është nga 500 deri në 1.500 euro.
Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendimin për pajisjen e serbëve në Kosovë me patentë shoferë RKS – Republika e Kosovës. Vendimi hyri në fuqi më 9 maj dhe ishte paraparë të përfundonte më 9 gusht.
Procesit të pajisjes me patentë shofer të Kosovës i ka paraprirë procesi i riregjistrimit të veturave me targa serbe në targa RKS (Republika e Kosovës), sidomos për ato me regjistrimin KM (Mitrovica e Kosovës).
Procesi i riregjistrimit të automjeteve, i cili ka zgjatur prej fundit të vitit 2022 deri në mesin e dhjetor të vitit 2023, ka nxitur një sërë krizash në veri të Kosovës: daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta, barrikada, bojkot të zgjedhjeve, dhe gjithçka kulmoi me një sulm të armatosur të një grupi të organizuar të serbëve kundër Policisë së Kosovës.
Megjithatë, sot, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – nuk mund të shihen targat KM, me të cilat vlerësohej se ishin të regjistruara rreth 10 mijë makina.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, rreth 4.000 vetura i kanë konvertuar targat KM në RKS, ndërsa pjesa tjetër i ka regjistruar veturat e tyre në qytete të Serbisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











