Lajme
Kosovën e “mbulon” heshtja parazgjedhore
Nga mesnata në Kosovë ka rënë heshtja parazgjedhore. Zgjedhjet mbahen nesër ndjesa për të votuar janë të regjistruar 1 milion e 779 mijë e 357 votues të ndarë në 38 komuna
Pas një fushate aktive një mujore, të shtunën nga mesnata në Kosovë ka rënë heshtja parazgjedhore. Këto zgjedhjeve, të pestat prej përfundimit të luftës, konsiderohen jetike për perspektivën evropiane të vendit, prandaj lidershipi evropian kërkon një proces fer dhe demokratik.
Për të votuar në këto zgjedhje janë të regjistruar 1 milion e 779 mijë e 357 votues të ndarë në 38 komuna. Sivjet do të ketë rritje prej 191 mijë votues, ose 11.7 për qind në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Kjo ngritje është për shkak të pjesëmarrjes së serbëve të veriut në zgjedhjet lokale.
Votimet mbahen në 798 qendra votuese, ndërsa do të vëzhgohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 mijë e 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6 mijë e 743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë i ka përfunduar të gjitha punët sa i takon përgatitjeve për zgjedhje, ndërsa është në finalizim të dorëzimit të materialit josensitiv dhe sensitiv.
Në garë për kryetar komune e asamblistë janë 103 subjekte politike me gjithsej 7.932 kandidatë.
Ndryshe gjatë një muaji sa ka zgjatur fushata elektorale, lidershipi është munduar që me premtime astronomike t’i bind qytetarët që të dalin në zgjedhje. Premtimet kanë qenë kryesisht hapja e vendeve të reja të punës, investime në infrastrukturë, 24 orë ujë dhe rrymë, si dhe ulja e tatimeve komunale.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë ka apeluar për zgjedhje të drejta e fer, për mos vjedhje e dhe për mos shitje të votave. Për këto zgjedhje, do të përdoren listat e hapura, ndërsa votuesit kanë të drejtë të votojnë vetëm për një subjekt politik të certifikuar, dhe për një kandidat nga lista e kandidatëve për asamble
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












