Lajme
Kosti Deti, fitues i medaljes së argjendtë në garën ndërkombëtare të pianos në “Milano Arturo Benedetti Michelangeli”
Bëhet e ditur se në garën pianistike që u mbajt në Milano të Italisë, pianisti shqiptar, Kosti Deti, triumfoi me performancën e tij, duke “rrëmbyer” edhe medaljen e argjentë, shkruan albinfo.ch.
“I lumtur të jem fitues i Medaljes së Argjendtë në garën ndërkombëtare të pianos në Milano Arturo Benedetti Michelangeli! Mezi presim të kthehemi në Italinë bukuroshe për projektet e mëtejshme shumë shpejt”, shprehet Deti.
Kosti po komentohet si një instrumentist i talentuar në piano. 2021-shi ishte pa dyshim viti i sukseseve për të, duke “rrëmbyer” plot 10 çmime të rëndësishme në këtë fushë.
Rrjedh nga një familje artistësh, që në moshën 4-vjeçare Kosti nisi të luajë me piano, duke e dëshmuar se këtë talent e kishte me të lindur, për të qenë sot një artist i skenës që e zotëron me shumë profesionalizëm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










