Kosova
Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë
Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pësoi rënie për 0.4% në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2019, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë 2019, rënie më të madhe kishin kategoritë materialet (-1.1%), pagat (-0.3%), dhe kostot e tjera (-0.1%). Rënia e çmimeve u neutralizua kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive: të transportit (9.6%), energjisë (2.1%) dhe makineritë (0.5%), përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, krahasuar TM3 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 0.5%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti (13.0%), pagat (1.7%), kostot e tjera (1.4%) dhe makineritë (1.1%). Ndërsa, gjatë kësaj periudhe pati rënie tek energjia (-0.7%) dhe materialet (-0.4%).
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











