CH-Ballkani
Kotzias: Shpresoj për një marrëveshje me Shqipërinë deri në qershor
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë lidhur me kufirin detar.
“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”, ka theksuar ministri i Jashtëm grek në një intervistë për televizionin SKAI.
Kotzias më tej ka shtuar se pas përfundimit të negociatave me Shqipërisë, Greqia do të nisë negociatat me Italinë. Edhe pse ka një marrëveshje që nga viti 1977, disa prej zonave detare midis të dy vendeve nuk janë delimituar ende, përcjell albinfo.ch.
Por Kotzias është shprehur skeptik nëse do të mund të arrihet një marrëveshje me Maqedoninë për emrin deri në samitin e NATO-s. “Nuk është një afat i arritshëm”, ka vlerësuar ministri i Jashtëm grek.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












