Maqedonia
Kovaçevski: Anketa më e mirë vjen ditën e zgjedhjeve, pres që t’i kemi mbi 61 deputetë
LSDM është parti progresive dhe ka dëshmuar se është faktor stabiliteti së bashku me partnerët e koalicionit në vend. E vetmja që shkakton probleme në këtë vend është VMRO-DPMNE. Anketa më e mirë gjithmonë vjen në ditën e zgjedhjeve. Pres që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi mbi 61 deputetë dhe ta formojmë qeverinë e re proevropiane, tha kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kovaçevskit, nuk ka asnjë rast në botë që dikush të marrë pjesë në qeveri dhe të mos e votojë të njëjtën.
“Ka raste që dikush nuk merr pjesë në qeveri, por voton për të. Ndërsa ne këtu do të kemi rast ku do të marrë pjesë dhe nuk voton për ministrat e saj. Në vitin 2016, në janar, VMRO-DPMNE propozoi qeveri teknike me mandatar Emil Dimitrievin pa u përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Përzhinës. Ministrat i nominoi mandatari, ata u propozuan, por me faktin se nuk u përmbushën kushtet e marrëveshjes së Përzhinës, ministrat pas kësaj dorëzuan dorëheqje. Vazhduan negociatat dhe Kuvendi që u shpërnda u konstituua përsëri dhe më pas në shtator u propozuan ministrat nga LSDM dhe asokohe u votua Qeveri në të cilën morën pjesë ministrat e LSDM-së dhe të cilët u mbështetën nga të gjitha partitë politike që morën pjesë në atë qeveri teknike. Mendoj se kishte 95 vota në atë kohë ajo qeveri”, ka thënë Kovaçevski në intervistën e medias maqedonase.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti nderohet për kontributin në ruajtjen e kujtesës së gjenocidit në Kosovë Valdete Hoti, Kryetare e Shoqatës PARANDALO ka marrë këtë nderim nga Qendra "Gjenocidi në Kosovë -... -
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg
Jeta në Zvicër
-
Bari në Crans-Montana kishte probleme sigurie për vite me radhë Inspektorët zviceranë të sigurisë kishin shprehur shqetësime për vite me radhë në lidhje me barin Crans-Montana,... -
Disa klube nate në Gjenevë shkelën ligjet e sigurisë -
Senati zviceran mbështet ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor -
Si do të ndikoheni nëse propozimi i Zvicrës kundër imigracionit fiton? -
Trump shpërthen ndaj Zvicrës: “Ajo ishte shumë agresive” thotë për Keller-Sutter











