Kosova
KQZ bëhet gati për zgjedhjet në veri të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në fillim të mbledhjes kryetarja Daka bëri të ditur se gjatë ditës së sotme presidenti Hashim Thaçi ka shpallur Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Në përmbushje të detyrave kushtetuese dhe ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me përgatitjet e zgjedhjeve në këto komuna, njofton Klan Kosova.
Në mbledhjen e së hënës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në këto katër komuna, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019, shkruan Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Disa nga afatet kohore janë si në vijim:
Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 9 prill dhe do të përfundojë më 18 prill 2019;
Certifikimit dhe publikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet më 22 prill 2019;
Hedhja e shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 28 prill 2019;
Afati i fundit për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë është data 12 prill 2019;
Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë me datë 13 maj dhe do të përfundojnë më 17 maj 2019;
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 9 prill 2019 dhe do të përfundojë më 12 maj 2019;
Emërimet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) do të bëhet me datë 15 prill 2019;
Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 25 prill dhe do të përfundojë më 30 prill 2019;
Aplikimi për regjistrim si votues me nevoja të veçanta do të fillojë më 9 maj dhe do të përfundojë më 13 maj 2019.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











