Kosova
KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke përgatitur angazhimin e 414 anëtarëve për të shërbyer në Këshillat e Vendvotimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 shtete të ndryshme.
Ky proces është pjesë e përgatitjeve për realizimin e procesit të zgjedhjeve dhe ka si qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të besueshëm për qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, transmeton albinfo.ch.
“KQZ-ja planifikon angazhimin e 414 anëtarëve në Këshillat e Vendvotimit në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete”, tha Elezi.
Ai ka shtuar se të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës, që do të përfshihen në këtë projekt, do të angazhojnë anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të jenë përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në çdo mision diplomatik.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësitë diplomatike do të organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra në këtë rast më 8 shkurt 2025.
Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.
Fushata për zgjedhjet parlamentare ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025. Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet e 09.02.2025.
Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e votimit për rreth 85 mijë shtetas të Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës.
Përfaqësitë diplomatike në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 8 shkurt 2025 janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë; Iowa – konsullatë).
Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Ankara – ambasadë; Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë); dhe Australi (Kanbera – ambasadë).
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












