Lajme
KQZ: Do t’i korrigjojmë problemet e votuesve nga diaspora
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se do t’i zgjidhin të gjitha problemet e votuesve jashtë Kosovës, që atyre u janë paraqitur në procesin e regjistrimit dhe verifikimit.
Ahmetaj ka theksuar se do të përgatisin një raport dhe do ta sjellin atë në KQZ.
“Edhe unë kam familjarë që s’janë në listën e votuesve dhe gjithë ne kemi marrë shqetësime nga të gjitha anët. Me gjithë këto shqetësime, ne do të mundohemi t’i korrigjojmë këto çështje teknike dhe do të përgatisim një raport dhe ta sjellim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, ka thënë Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ai ka pohuar që kanë proceduar më shumë se 170 mijë aplikacione të votuesve.
“I kemi proceduar më shumë se 170 mijë aplikacione të votuesve, por ne jemi bazuar në të dhënat që i kanë shënuar. Mund të ketë lëshime rrugës, por i kemi pasë katër procese deri te verifikimi. Kemi printuar rreth 1 milion fleta për gjithë këta votues. Hapi i dytë ka qenë regjistrimi dhe pastaj verifikimi. Kështu që, do t’i rishikojmë dhe aty ku mund të korrigjojmë në bazë të ligjit”, tha ai.
Votimi nga diaspora ka filluar ditën e djeshme, më 2 shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











