Kosova
KQZ, ende pa vendim për votat e diasporës të ardhura me vonesë
Ende nuk ka marrë asnjë vendim Komisioni Qendror Zgjedhor lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.
Po ashtu një vendim të tillë nuk ka marrë as për mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës.
Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve në raportimin e tij është shprehur se janë mbi 3 mijë zarfe nga Serbia që janë dërguar fizikisht në postë.
“Me postë kanë ardhur 15 mijë e 795, mbi 3 mijë zarfe nga Serbia, këto zarfe janë dërguar fizikisht në postë. Mbi 4 mijë zarfe kanë arritur pas afatit, gjatë verifikimit kemi vërejtur se janë futur në posta ndërkombëtare dhe mbajnë datat 19, 20”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, anëtari i LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ka kërkuar që zarfet e diasporës të procedohen si të rregullta.
“4 mijë e 500 zarfeve nga mërgata që janë pranuar pas afatit. Këta duhet të miratohen si të rregullta në kuptimin e pranimit të tyre. Nuk ka asnjë pengesë që këto të procesohen si të rregullta”, është shprehur ai.
Gjithashtu edhe anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, tha se duhet të respektohet ligji në rastin e këtyre votave.
“Në bazë të ligjit, të dyja janë të jashtëligjshme. Ligji e parasheh 24 orë para votimit duhet të jenë ato vota. Votat nga Serbia totalisht jashtëligjshëm kanë ardhur në Kosovë, ligji e përcakton që duhet me postë. Njësia duhet ta zbatojë ligjin. Janë afate dhe është ligji. Votat që vijnë duhet ta kenë vulën e shtetit nga kanë ardhur. Ato vota po shihen që janë të fabrikuara”, tha ai.
Ndërsa Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha se në të dyja rastet pret që të respektohet ligji.
“Unë pres nga njësia që të zbatohet ligji”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?









