Kosova
KQZ hedh short për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garojnë 5.626 kandidatë - prej të cilëve 206 janë kandidatë për kryetarë komunash
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, ka bërë të ditur në nisje të procesit se në këto zgjedhje garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.
Në zgjedhjet lokale për 38 komuna janë certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë në nisje të tërheqjes së shortit se ky hap tregon se procesi përgatitor ka hyrë në fazën përfundimtare.
“Zgjedhjet janë themeli i një demokracie, pasi përmes tyre qytetarët shprehin vullnetin politik duke zgjedhur përfaqësuesit në nivelin qendror dhe lokal”, ka thënë ai.
Radoniqi ka bërë të ditur se prej 17 shtatorit do të nisë votimi me postë për mbi 260 mijë shtetasit kosovarë të regjistruar që jetojnë jashtë territorit të Kosovës.
Subjektet e certifikuara janë renditur me numra prej 100 deri më 192. Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021.
Partia Demokratike e Kosovës pati fituar më së shumti komuna, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













