Kosova
KQZ kërkon para për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka asnjë cent për organizimin e tyre
Data e zgjedhje të parakohshme është caktuar me 6 tetor. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka asnjë cent për organizimin e tyre. Ky mekanizëm po kërkon pesë milion e 700 mijë euro për të organizuar si duhet procesin zgjedhor.
Në KQZ nuk kanë ndenjur duarkryq sa i përket sigurimit të fondeve. Kryetarja Valdete Daka, tashmë u është drejtuar me një shkresë zyrtare Presidencës dhe Qeverisë.
‘’Të gjitha procedurat nvaren nga buxheti, pa materiale zgjedhore ne nuk mund të organizojmë zgjedhjet..’’
Daka shton se nuk marrin përgjegjësi nëse procesi komplikohet, për shkak të vonesave.
‘‘Ne presim, që Qeveria sa ma parë të ndajë dhe të alokojë buxhetin.Në të kundërtën ne nuk mund të bartim përgjegjësi për çfarëdo lloj vonese apo çfarëdo lloj komplikimi’.
E nga ministria e Financave, në një përgjigje me shkrim për T7, kanë thënë se të gjitha paratë e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve ekzistojnë. Por që nuk mund të barten pa sqarimet juridike. Ministria e Financave ka mjetet të mjaftueshme në dispozicion dhe do ta bartë të gjithë shumën e kërkuar KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve.
Mjetet do të alokohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi posa të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur në pyetjen e adresuar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, në lidhje me kompetencat e qeverisë së dorëhequr.
Kjo lëndë tashmë është proceduar nga Gjykata dhe aktualisht është në fazën e shqyrtimit. Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje. Megjithatë, bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës variron nga një muaj e gjysmë deri në dy muaj.
E vonesat e tilla rrezikojnë që aplikacionet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, të mos përfundohen me kohë, thonë nga KDI. Legjislatura e VI’të e Kuvendit, u shpërnda me 22 gusht, me 89 vota pro, dy abstenime dhe një kundër Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën














