Kosova
KQZ pret që të premten të përfundojë procesi i rinumërimit
KQZ pret përmbylljen e rinumërimit dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi është shprehur se procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përfundojë të premten. Sipas tij, deri tani janë rinumëruar 34 nga 38 komunat, ndërsa katër të tjera mbeten për tu përfunduar, përcjell albinfo.ch.
Elezi theksoi se shpallja e rezultateve përfundimtare do të varet nga momenti kur do të përfundojë rinumërimi i të gjitha vendvotimeve. “Nëse rinumërimi përfundon menjëherë, rezultatet mund të shpallen brenda disa orëve; nëse kërkohet më shumë kohë, shpallja mund të shtyhet deri të shtunën,” tha ai.
Gjatë procesit të rinumërimit, KQZ ka identifikuar manipulime në dhjetëra mijëra vota brenda llojit, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet zgjedhore. Si pasojë, qindra komisionerë dhe vëzhgues zgjedhor janë marrë në pyetje nga prokuroria, ndërsa për disa prej tyre është caktuar edhe masa e ndalimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












