Kosova
KQZ shpall rezultatet preliminare: VV kryeson me 49,79% të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në një konferencë për media rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se Lëvizja VV po prin bindshëm, ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt përfundimit.
Sipas të dhënave më të fundit, 872,762 vota janë përpunuar nga gjithsej 1,999,204 vota, ndërsa janë numëruar 2,453 vendvotime nga 2,557, që përbën 95,93% të totalit.
Rezultatet preliminare sipas partive janë:
VV: 49,79% (421,129 vota)
PDK: 21,18% (179,158 vota)
LDK: 13,77% (116,502 vota)
AAK: 5,74% (48,551 vota)
Srpska Lista: 3,87% (32,719 vota)
NISMA: 1,72% (14,513 vota)
KQZ thekson se këto janë rezultate preliminare, që ende nuk përfshijnë votat me postë nga diaspora, votat e personave me aftësi të kufizuara dhe votat me kusht, të cilat do të publikohen në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












