Shkurt.ch
Krahason ministren Taubira me një majmun, dënohet me 9 muaj burgim dhe 50.000 euro gjobë
Ish-kandidatja e FN, Anne-Sophie Leclere, u dënua me nëntë muaj burgim dhe me 5 vjet moszgjedhje për krahasimin e ministres franceze me një majmun.
Anne-Sophie Leclere, ish-kreu i listës komunale të partisë së djathtë ekstreme (FN, Fronti nacional) në Rethel (Ardennes, Francë), është dënuar të martën nga Gjykata e Lartë e Cayenne me nëntë muaj burgim dhe pesë vjet ndalesë për përzgjedhje në parti, për shkak se ka krahasuar ministren e Drejtësisë së Francës, Christiane Taubira, me një majmun.
Gjykata, pas një ankese të paraqitur nga lëvizja Guyanese Walwari, shkoi përtej kërkesës së prokurorisë me shqiptimin e dënimit të lartpërmendur, të shoqëruar me një gjobë prej 50.000 eurosh. Ajo gjithashtu ka dënuar Frontin Kombëtar me 30.000 euro gjobë.
“Nuk ka të bëjë asgjë me racizmin”
Më 17 tetor, një raportazh i kryer për emisionin e shumënjohur të Francë 2, “Envoyé spécial”, pati treguar këtë tregtare 33-vjeçare të partisë FN që nga viti 2012. Zonja në fjalë thuhej që ishte pronare e një dyqani në Rethel në Ardennes, e cila po mundohej të rriste numrin e listës për zgjedhjet komunale në këtë qytet me rreth 7.500 banorë.
Kur u pyet gazetari për një fotomontazh që ajo kishte vendosur në faqen e saj në Facebook, ku shihej një anë një majmun i vogël dhe në tjetrën ministrja e Drejtësisë, me legjendat “18 muaj” dhe “tani e rritur”, Anne-Sophie Leclere ka pranuar pa problem, duke siguruar se kjo fotografi “nuk ka asgjë të bëjë me racizmin”. Kjo foto është botuar për humor. Fotografia në fjalë është postuar në faqen time Facebook dhe unë e kam hequr disa ditë më vonë, nuk jam autore e saj”, ka thënë ajo për t’u mbrojtur.
Anne-Sophie Leclère është përjashtuar nga partia FN më 3 dhjetor. Ndërkohë, prukororia tashmë kishte hapur një procedurë për hetime paraprake.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











