Kosova
Krasniqi, mbiemri më i shpeshtë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë”.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011. Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2011, numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68 122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm në Kosovë është gjithsej 26 557 mbiemra.
Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë (më së shumti shkronja) ishte ai Ismailqemail ose Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri më i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja: Al ose Ad.
Më së shumti emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa më së paku me shkronjën C. Gjithsej 8 026 emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën C.
Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.
Sa i përket mbiemrave, Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












