Lajme
Krasniqi pranon se e ka shkelur Kushtetutën
Është çështje e institucioneve të pavarura të sqarojnë nëse mënyra siç është zgjedhur presidenti është në përputhje ose jo me Kushtetutën
Gjatë dorëzim-pranimit të detyrës së presidentit, sot kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që deri më tani ishte ushtruesi i detyrës së presidentit, ka thënë tha se nuk ka fuqi për të kundërshtuar vendimin e legjislativit të vendit, i cili me votat e deputetëve zgjodhi të martën president Behgjet Pacollin, në një mbledhje të jashtëzakonshme.
Sipas Krasniqit, është çështje e institucioneve të pavarura të sqarojnë nëse është mënyra siç është zgjedhur presidenti është në përputhje ose jo me Kushtetutën. Krasniqi e ka uruar Pacollin për pozitën e presidentit, duke treguar në këtë rast se e respekton vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.
Gjatë një interviste për gazetën Express, Krasniqi duket se nuk ishte në dijeni se LDK dhe AAK kishin paralajmëruar që Gjykata Kushtetuese të merret me rrjedhën e seancës së Kuvendit. Por Krasniqi kishte një koment për nismën e partive opozitare. “Aha. Është e drejtë e tyre nëse ata mund ta argumentojnë, kanë të drejtë 30 deputetë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.
I pyetur rreth “sms”, të presidentit Pacolli në Kuvend, në ditën e zgjedhjes së tij president, Krasniqi nuk i komentoi, duke thënë t’i komentojnë ata që kanë të bëjnë me “sms”.
Ndërkaq, Pacolli me rastin e pranimit të detyrës së presidentit, ka thënë se do të bashkëpunojë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pasi të dy kanë pozita të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










