Kosova
Krasniqi vazhdon kontratën me FC Zürich
Mesfushori shqiptar, Bledian Krasniqi, ka vazhduar kontratën me skuadrën ku e kaloi thuajse gjithë karrierën. Të premten klubi i madh zviceran, FC Zürich, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me 21-vjeçarin deri në vitin 2027. Kontrata e vjetër e Krasniqit skadonte në vitin 2026, shkruan koha.net.
Krasniqi është rritur te FC Zürich, që prej moshës 8-vjeçare. Këtë edicion ka shënuar një gol në tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës. Gjithsej për FC Zürich i ka 81 ndeshje, ndërsa ka katër gola e katër asistime.
Për dy vjet Krasniqi ishte i huazuar te Wili, por FC Zürich nuk hoqi dorë prej tij. Krasniqi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës. Tani është tek U21. Fanellën e Zvicrës e ka mbajtur në 38 ndeshje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











