Lajme
Kredi apo “fajde” në bankat kosovare
Sipas ekspertëve të ekonomisë, normat e kredive në Kosovë sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë
Pavarësisht faktit se bankat komerciale në Kosovë janë mjaft profitabile dhe sipasekpertëve ekstson një qëndrueshmëri të garantuar, pra kamatat mbesin shumë të larta, që ndonjëherë i ngjasojnë edhe “fajdexhinjve” joligjor. Sipas ekspertëve të ekonomisë, normat e kredive sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.Eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, thotë se bankat në Kosovë janë komerciale, që përballë kanë vetëm interesin, dhe në asnjë mënyrë nuk e ndajnë fatin me ekonominë dhe kredimarrësit e tyre. Ai për REL, dyshon se ka marrëveshje të fshehta në mes institucioneve bankare për të mbajtur nivelin e lartë të kamatave.“Nuk ka ndonjë veprimtari aq profitabile në Kosovë, ku një investim mund të kthehet në 12 deri 15 për qind në fitim. Çka do të thotë se investimet nuk mund të mbulojnë as nivelin e kamatave që kërkojnë bankat. Prandaj, edhe bankat kanë riorientuar plasimin e mjeteve, kanë përzgjedhur veprimtaritë që mund të financojnë dhe në këtë rast është tregtia”, shprehet Rexhepi.Normat e interesit të kredive në Kosovë janë të më të lartat në rajon, vlerëson edhe Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës.
“Unë pajtohem se tetë banka në numër janë të mjaftueshme për numrin e popullsisë dhe kapacitetin e ekonomisë së Kosovës…nëse analizojmë këto tetë banka që operojnë në Kosovë, deri në 85 për qind të kapitalit të tyre është kapital i depozituesve. Kjo krijon një garanci se sistemi është i shëndoshë dhe pa probleme në sigurimin e mjeteve”, thekson Bektashi. Ndryshe, në Kosovë operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76.0 për qind të aseteve totale të sektorit financiar. Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet përmes 300 degëve dhe nëndegëve. Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











