Financa
Kredia personale në Zvicër dhe shlyrja e parakohshme
Ne flasim aq fare pak rreth kësaj. Duke marrë një kredi personale, ju fitoni liri, për më tepër kur e krahasojmë atë me leasingun! Me këtë lloj financimi mund të bëni paraprakisht pagesën dhe njëkohësisht të kurseni!
Prandaj, le të flasim për këtë! Dëshironi të blini materiale me një kredi personale, të investoni në kualifikim të mëtejshëm apo edhe të blini makinë? Falë një kredie personale, keni qenë në gjendje t’i blini këto mallra sepse në atë kohë ju mungonte likuiditeti ose pasuria. Sot situata juaj është përmirësuar dhe ju mund të paguani një normë më të lartë të blerjes ose madje të shlyeni të gjithë kredinë.
A është kjo tërheqëse për ju? Mos ka ndonjë kosto të fshehur? Nëse keni marrë para nga një institucion zviceran për kredi konsumi, ju mund ta shlyeni kredinë më herët, në çdo kohë. Ju gjithashtu përfitoni nga një kredi interesi për afatin që e keni lënë të papërdorur. Pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës tuaj, ju keni mundësinë për të paguar këste më të larta. Si shembull: Rritni shumën e kësteve nga 1.500 CHF në muaj në 2.500 CHF derisa të shlyeni plotësisht kredinë. Ky është një lajm i mirë: do të thotë që banka juaj do t’ju paguajë për këstet e përmendura që i keni paguar më të larta . Një tjetër mundësi: ju preferoni shlyerjen e përpiktë, në varësi të pagesave tuaja të bëra në fillim. Edhe kjo është absolutisht e mundshme. Banka juaj do t’ju rimbursojë gjithashtu për kamatën që keni paguar tepër.
Nëse dëshironi të paguani shumën e tepërt të kredisë me pagesë të menjëhershme, mos hezitoni të kontaktoni huadhënësin tuaj dhe të kërkoni një shlyerje përfundimtare të kredisë tuaj.
Shikuar nga pikëpamja e taksave, kredia mbetet më e leverdishme sesa qiraja (leasingu). E para është borxh ndërsa e dyta është qira. Në rastin e kredisë, ju mund të zbrisni interesin për kredinë nga deklarimi tatimor.
Amortizimi bazohet në parimin e anuitetit, dhe kjo do të thotë se interesi paguhet më së shumti në vitet e para dhe për aq më shumë amortizohet kredia (afati maksimal është 84 muaj). Ju keni shteruar plotësisht optimizimin e taksave.
Me pak fjalë, shlyerja e parakohshme e huasë tuaj personale në Zvicër është një zgjidhje fleksibile e vlerësuar si nga huamarrësi ashtu dhe nga huadhënësi. Ky fleksibilitet është një përparësi që nuk duhet të nënvlerësohet në mjedisin e sotëm të tregut.
Artikull i shkruar nga Münür ASLAN Drejtor i Cashflex MultiCredit Sàrl.
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta Rinovimi i abonimit “Half Fare Plus” përpara skadimit mund t’u shkaktojë probleme përdoruesve, duke krijuar situata... -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri













