Lajme
Kreditë për bujqësi të shtrenjta
Bujqësia është sektori që më së paku është kredituar nga institucionet financiare në Kosovë. Edhe ato pak kredi që janë lëshuar, kanë pasur normën e interesit më të lartën krahasuar me sektorë të tjerë.
Kryeministri Hashim Thaçi, në mandatin e parë të tij kishte premtuar krijimin e një fondi për subvencionimin e normave të interesit për kredit për bujqësi, në mënyrë që kreditimi për këtë sektor të rritej. Për këtë fond një kohë të gjatë nuk ishte folur fare, por tash në Ministrinë e Bujqësisë thonë se realizimi i një projekti të tillë është në fazën finale, shkruan Koha Ditore.
Madje, sipas kësaj gazete në Ministri thonë se po punohet, që përveç fondit të ketë edhe subvencionim të normave të interesit për kreditë bujqësore.
Adil Behramaj, zëdhënës i MBPZHR-së, ka thënë se është në proces krijimi i një fondi garantues për kredi bujqësore, i cili, sipas tij, deri në mesin e vitit 2012 planifikohet të funksionalizohet.
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar “Raportin e Stabilitetit Financiar të Kosovës”, në të cilin thuhet se bujqësia mbetet sektori që më së paku është kredituar.
Sipas BQK-së, ky nivel i ulët i kreditimit vë në pah se qasja konservatore e sistemit bankar kundrejt sektorit të bujqësisë nuk ka shënuar ndonjë përparim përgjatë viteve të fundit.
Në raport gjithashtu thuhet se kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë karakterizohen me normat më të larta të interesit, që sipas BQK-së reflekton nivelin e lartë të pasigurisë së bankave lidhur me kreditimin e këtij sektori
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













