E-Diaspora
Kremtim maratonik i Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Një program maratonik i përgatitur nga 18 shoqëri kulturore artistike dhe subjekte tjera është ndjekur në Bülach të Cyrihut nga një publik i gjerë nga e gjithë Zvicra. Kremtimi i 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës ka qenë shkas për një punë të madhe të realizuar gjatë disa muajve nga një këshill organizativ i ngritur për këtë qëllim. Qendra Kulturore e Kosovës me seli në Cyrih ka qenë iniciuese e këtij programi ambicioz që ka mobilizuar nunmrin më të madh të shoqatave shqiptare në Zvicrën gjermane.
Në manifestimin qendror për nder të Ditës së Pavarësisë ka marrë pjesë edhe ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës Valon Murati. Ai, i ndodhur për herë të parë në një tubim të shqiptarëve të Zvicrës në cilësinë e ministrit, u është drejtuar të pranishmëve m një fjalë rasti. Ministri ka përgëzuar organizatorët për këtë manifestim dhe ka folur fjalë miradije për rolin e diasporës në të gjitha fazat e deritashme të shtetndërtimit të Kosovës.
Tubimin e kanë nderuar me praninë e tyre edhe deputetja zvicerane e Parlamentit Nacional njëherësh nënkryetare e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Jacqueline Fehr dhe kryetari i qytetit Bülach Mark Eberli. Znj. Fehr ka përshëndetur publikun dhe ka uruar kosovarët për ditën e pavarësisë së shtetit të tyre të ri. Ajo ka përcjellë edhe përshëndetjet nga Micheline Calmy Rey ish ministre e jashtme e Zvicrës, e njohur si mike e Kosovës, e cila vjen nga partia e njëjtë.
Kryetari i Bülahut ka folur në cilësinë e të parit të qytetit mikpritës. Ai ka uruar ditëlindjen e shtetit më të ri të Evroües dhe ka folur për integrimin e shqiptarëve në këtë qytet dhe në Zvicër. Publikut i janë drejtuar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës Kulturore të Kosovës, Shukrije Ramadani dhe Shaban Haliti, në emrin e Këshillit organizues.
Në programin që ka zgjatur afër katër orë, në skenë kanë parakaluar një numër i madh valltarësh, këngëtarësh, aktorësh, instrumentistësh e recitatorësh të të gjitha moshave. Kanë mbizotëruar paraqitjet e fëmijëve sidomos në valle apo në këndim dhe në recitim, të cilët kanë treguar talent dhe përkushtim të madh.
Në program me pikat e tyre artistike janë paraqitur: Shkolla Shqiptare e Vallëzimit në Zvicër “Shota”; SH.K.A. “Dardania”, Winterthur; Ansambli “Vatra” Bülach; Ansambli “Arbëresha” Sirnach; Grupi “Rinia”, Spreitenbach; SH.K.SH. “Bashkimi”, Ostermündingen, Bernë; Shkolla Shqipe ; “Plisat”, Dübendorf; Shoqata “Dielli” Amriswil; Grupi Teatral “Aktrimi”, Zürich; Ajshe Muriq-Fetaj (lahutare), Eliza Pintolli (violiniste); Shoqata “Bashkimi” Uster; Ansambli “Drita” Kreuzlingen; Ansambli “Trojet”, Winterthur; Shkolla e Muzikës “Jehona” Rorschach; QSHKI Kreuzlingen; Shoqata “Atdheu” Mönchaltorf dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Programin e ka moderuar Veton Ibrahimi
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime








































