Kosova
Krerët e shtetit të Kosovës bëjnë homazhe në Izbicë
Osmani: Liria erdhi shkaku i viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë, në 24-vjetorin e masakrës ku mbetën të vrarë 147 shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, e para e shtetit e quajti masakrën e Izbicës ndër masakrat më të tmerrshme që ka kryer shteti serb.
Osmani tha se Liria e Kosovës ka ardhur falë viktima të luftës, e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varrezat masive në vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, tha Osmani, duke përmendur edhe viktimën më të re të kësaj masakre, Dafinën, e cila aso kohe ishte gjashtë muajshe.
“Trupat e tyre u gjendën vite më pas, duke përfshirë edhe foshnjën 6-muajshe, Dafinën, që e tregon mizorinë e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë. Edhe Izbica është një ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllimin e kishte ta shfaroste popullin shqiptar. Ndaj edhe sot këtu ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht, sakrificës së të gjithëve”, tha tutje Osmani.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












