Kosova
Krijohen kolona në Jarinje, serbët udhëtojnë për të votuar
Dhjetëra autobusë me qytetarë serbë janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Serbi, ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, të cilat po mbahen atje.
Një pjesë e tyre përmes transportit të organizuar janë nisur pas orës 6:00 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, pastaj grupi tjetër në 7:30 dhe organizime do të ketë pothuajse çdo orë deri në mesditë.
Afër stacionit të autobusëve ka pasur patrullime të vazhdueshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre, por edhe të EULEX-it dhe KFOR-it.
Për t’iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione të tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë spital i përgjithshëm në veri të Mitrovicës, ndërmarrja Trepça në Zveçan etj., derisa shumë prej tyre kanë vendosur të shkojnë edhe me automjete private.
Qytetarët nga veriu i Mitrovicës, Zveçanit dhe Leposaviqi do të votojnë në Rashkë, ata nga Zubin Potoku në Tutin, ndërsa do të ketë qendra të votimit edhe në Kurshumli e Vranje, ku do të mund të votojnë serbët nga komunat e tjera të Kosovës, varësisht prej cilit qytet vijnë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se autobusët me targa BG, NP, RKS etj., të cilët po transportojnë votuesit kanë krijuar kolona në pikën kufitare të Jarinjes, ndërsa në Bërnjak situata është më e qetë.
Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar, ka pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Jarinje, shkruan Koha.net.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












