Lajme
Krimi i rëndë në familjen shqiptare në SHBA
Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA ishte me profesion bankiere, përcjell albinfo.ch.
Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij në Clearwater të Floridas dhe rrëmbeu të bijën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku autoritetet amerikane nisën aksionin për ta kapur dhe për ta vënë atë para drejtësisë.
Renato Muhaj, 34 vjeç, u akuzua për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve, tha shefi i policisë së Largo, Mike Soux gjatë një konference për shtyp pasdite.
Referuar mediave amerikane, hetimi filloi fillimisht pak para orës 3 të mëngjesit kur Muhaj goditi të dy prindërit e tij dhe ua hoqi telefonin në mënyrë që ata të mos mund të telefononin 911 për ndihmë, tha forcat e zbatimit të ligjit Clearëater në një deklaratë.
Gjatë hetimit, policia e Clearëater raportohet se ka kontaktuar Departamentin e Policisë Largo për të kontrolluar shtëpinë që i përket ish-të dashurës së Muhaj, Suela Saliaj dhe vajzës së tyre 8-vjeçare, Alessia Muhaj, në një kompleks apartamentesh në rrugën Clearwater Largo.
Soux thotë se oficerët e tij shkuan në zonë për të gjetur Renato Muhajn dhe panë shenja se një krim ishte kryer, mjaftueshëm për t’i shqetësuar ata se jeta e kujtdo që ishte brenda mund të jetë në rrezik.
“Sapo oficerët hynë në banesë, gjetën Saliajn të vdekur”, tha Soux. “Një pjesë e hetimeve është në vazhdim, por qartësisht ishte një vrasje”.
Vajza 8-vjeçare nuk ndodhej në banesë, gjë që më pas bëri që autoritetet të viheshin në kërkim të fëmijës dhe Renato Muhajn.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit, autoritetet mundën të gjenin një Kia Sportage ari të vitit 2017, automjeti që besohet se drejtohej nga Muhaj me vajzën e tij brenda, tha shefi i policisë Loux.
Policia gjeti në makinë Renato Muhajn dhe vajzën e tij. Renato u dërgua në paraburgim ndërsa fëmija është i sigurt dhe tani është me anëtarët e familjes.
Autoritetet nuk kanë thënë ende nëse kishte një urdhër ndalimi përpara se të gjendej trupi i Saliajt, por thanë se të dy jetonin në vende të ndara. Ata gjithashtu nuk dhanë detaje për motivin e vrasjes.
Departamenti i Policisë Clearëater thotë se Renato Muhaj do të përballet me akuza shtesë për sulm të rëndë, ndërhyrje të një dëshmitari dhe burgim të rremë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










