Feja
Krishtlindjet: Më shumë dashuri mes njëri-tjetrit
Albinfo.ch sjell fotografi nga meshët në Arau dhe Baden të kantonit Argau. Këtë mision e udhëheq Don Pren Kola
Besimtarë të krishterë shqiptarë në Zvicër, duke vijuar ritet e tyre fetare me rastin e Krishtlindjeve u lutën për më shumë paqe, mirësi, begati dhe për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit.
Albinfo.ch sjell fotografi nga meshët në Arau dhe Baden të kantonit Argau. Këtë mision e udhëheq Don Pren Kola.
Meshët ku marrin pjesë besimtarët e krishterë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër mbahen në gjuhën shqipe.
Tri misione katolike në Zvicër janë në shërbim të besimtarëve të krishterë shqiptarë, misioni në Lucern, Argau dhe në Turgau
Krishtlindja është festë përmes së cilës përkujtohet lindja e figurës qendrore të krishterimit – Jezu Krishtit. Edhe pse hyn në radhën e festave katolike, Krishtlindja gjithashtu festohet nga një numër në rritje i jo të krishterëve në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











