Lajme
Kriza e patateve në Japoni, sillen me tre avionë për të shmangur protestat
U deshën tre avionë gjigantë të tipit Boeing 747, të mbushur plot me patate të ngrira, për të shmangur krizën e restoranteve në Japoni, veçanërisht ato Fast food.
Japonezët në fakt nuk ushqehen vetëm me sushi, siç mund të mendojnë disa, madje stili i jetës në metropol i afrohet shumë atij perëndimor së të ngrënit, ku nuk mungojnë pa dyshim edhe patatet e fërguara.
Pjesa më e madhe këtij produkti nuk kultivohet në Japoni, dhe importohet nga vende të ndryshme, në veçanti nga Kanadaja.
Në Japoni Fast food që shërbejnë patate të fërguara janë të panumërta, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Por vështirësitë e transportimit të produktit të përpunuar me kontejnerë, nga fillimi i pandemisë, ka ulur shumë sasinë e patateve në atë vend, aq sa një kompani si Mc Donald-s ka deklaruar se nuk do të shërbente më porcione të mëdha patatesh.
Përkohësisht, dërgesa me avionë do të shmangë mbarimin e patateve, por kosto e lartë e transportit në vijë ajrore nuk e bën një zgjedhje të qëndrueshme.
Mungesat nuk përfshijnë vetëm Japoninë, por edhe vende të tjera aziatike, madje edhe vetë Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













