Lajme
Kriza evropiane do të godasë Maqedoninë
Kriza në evrozonë është serioze dhe se ajo pritet të godasë edhe Maqedoninë, informon agjencia e lajmeve INA.
Ky paralajmërim serioz është bërë nga guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov.
“Kriza në Evropë është serioze. Problemet e borxheve në vendet periferike mund të eskalojnë dhe janë në mundshme të gjitha skenaret. Ne po bëjmë të gjithë përgatitjet dhe analizat. Pritet të ketë goditje në sektorin real”, theksoi Bogov.
Sipas tij, ekonomia vendore do të ketë goditje të caktuara, megjithatë siç tha ai, sektori bankar është rezistues dhe do ti përballojë të gjitha goditjet pa probleme të mëdha.
“Depozitat janë të sigurta dhe qytetarët nuk duhet të kenë frikë”, theksoi guvernatori i BPM-së, i cili këto shqetësime i shprehur në mbledhjen e mbajtur mbrëmë të Këshillit ekonomik të përbërë nga Qeveria dhe dikastere tjera financiare dhe ekonomike. I pyetur se a do të realizohen projeksionet për rritje ekonomike prej 4,5 për qind gjatë vitit 2012, Bogov theksoi se këto projeksione janë bërë nga Qeveria dhe se BPM së shpejti do të jap vlerësimet dhe qasjen e saj për rritjen ekonomike. (INA)
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












