Lajme
Kriza greke po infekton rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikon raportin për ecurinë ekonomike dhe situatën bankare në Shqipëri në të cilin vërehet se, borxhi i pashlyer në banka nga 3 për qind e totalit përpara krizës është gjashtëfishuar duke arritur në gati 18 për qind. FMN nënvizon se shkaku kryesor i përkeqësimit të kredisë është dobësia e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend që pengojnë ekzekutimin e garancive.
Zgjidhja e kësaj çështjeje, sipas FMN-së duhet të bëhet prioriteti kyç afatshkurtër i Shqipërisë. Në raportin prej 50 faqesh konstatohet se Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. “Shkurtimet spontane kanë rritur rrezikun që qeveria të mos shlyejë detyrimet e saj financiare për bizneset që kryejnë punët publike.
Borxhi i keq i qeverisë arriti në 0.7 për qind e Prodhimit Kombëtar”, thuhet në raportin e FMN-së. FMN-ja thekson se këto detyrime janë bërë një faktor rreziku për krijimin e një zinxhiri borxhesh të pashlyera në ekonomi. Nga ana tjetër, për shkak të mosrimbursimit, qeverisë i janë akumuluar detyrime të mëdha të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet kthyer.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













