Lajme
Kriza në Maqedoni vazhdon: opozita nuk merr pjesë në zgjedhje
Blloku opozitar në Maqedoni që udhëhiqet nga LSDM ka paralajmëruar bojkotim të zgjedhjeve të 24 prillit, për shkak mospastrimit të listave zgjedhore
Largimi i Nikolla Gruevskit nga posti i kryeministri dhe caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme me 24 prill, nuk e ka zgjidhur krizën politike në Maqedoni, por përkundrazi kriza është thelluar edhe më shumë. Tani është opozita maqedonase që ka paralajmëruar bojkotim të zgjedhjeve, për shkak mospastrimit të listave zgjedhore.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev i LSDM-së, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, që janë caktuar nga parti e Gruevskit, VMRP DPMNE dhe BDI e Ali Ahmetiti. Zaev ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e partive të tjera të bllokut opozitare, nga të cilat thuhet se ka marrë mbështetje për bojkotim të zgjedhjeve të 24 prillit.
Sipas mediave në Shkup, LSDM dhe partnerët e koalicionit këmbëngulin për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe pastrimin e Listës zgjedhore.
“Vetëm zgjedhjet e tilla do të ishin në interes të Maqedonisë, dhe vetëm në zgjedhje të tilla opozita do të marrë pjesë. Për LSDM-në dhe partnerët e koalicionit nuk janë të pranueshme zgjedhje më 24prill. LSDM dhe opozita e bashkuar nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizohen më 24 prill”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Në anën tjetër, Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë vonë me 72 vota pro dhe 9 abstenime e miratoi qeverinë e re teknike, e cila do udhëhiqet nga kryeministri Emil Dimitriev. Kjo qeveris, sipas marrëveshjeve, ka mandat ta drejtoj vendin deri në zgjedhjet e 24 prillit, ndërsa do të jetë qeveri gjithëpërfshirëse.
“Republika e Maqedonisë është në një moment të rëndësishëm dhe para një sfidë të madhe. Tensionet ti zëvendësojmë me harmoni ndërsa konfliktin me bashkëpunim. Të dëshmojmë se ne maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe të tjerët se kemi kapacitet dhe dituri që të përballojmë sfidat drejtë të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë”, tha Dimitriev, gjatë fjalimit të tij para deputetëve.
Ndryshe, në qeverinë teknike, VMRO dhe BDI i kanë ruajtur ministritë që i kanë pasur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












