Shqipëria
Kriza politike në Shqipëri: Presidenti i OSBE kërkon që palët të dialogojnë
Në lidhje me trazirat e vazhdueshme politike në Shqipëri, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli , ka reaguar ditën e sotme me një postim në rrjetin social “Twitter”, ku në deklaratën e tij ai shkruan:
“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme të OSBE-së, në jemi dëshmitarë të rritjes të turbullirave politike në Shqipëri, ku në zhvillimet e fundit kërcënojnë se do të kthejnë polemikat politike në një krizë kushtetuese. Graviteti i situatës aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të ulen në një tavolinë të përbashkët për të kryer një dialog gjithëpërfshirës, por pa vënë para kushte. Dialogu synon që të shmangë përshkallëzimin e krizës duke përfshirë gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit.”
“Ndërsa Shqipëria përgatitet të bashkohet me OSBE në vitin 2020 dhe është në pritje të një vendimi nga Këshilli Evropian, për hapjen e negociatave me BE, është e domosdoshme që të gjithë palët të respektojnë përgjegjësitë e tyre , të cilat janë tepër të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë, që ndahen nga pjesa më e madhe e shoqërisë Shqiptare.”
Presidenti Tsereteli shtoi gjithashtu se kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politik. OSBE mbetet e bindur se me vullnetin që i nevojitet politikës, aktorët e politikës shqiptare posedojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për të udhëhequr vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë OSBE-së.
Tsereteli theksoi gjithashtu se Asambleja Parlamentare vlerëson vëmendjen që Kryesia Slovake po i kushton Shqipërisë. OSBE do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe me ndjenjën e përgjegjësisë drejt ambicieve dhe dëshirave të popullit, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










