Maqedonia
Krizë edhe te mërgimtarët në Maqedoni, më pak para drejt vendlindjes
Alsat përmes një kronike ka pasqyruar gjendjen e mërgimtarëve, që tashmë një pjesë ka ardhur, ndërsa një pjesë tjetër pritet të vijnë ditët në vijim.
Ardhja e mërgimtarëve nuk është sikurse vitet e tjera. Javën e parë të korrikut ata që kanë planifikuar të kalojnë festën e Bajramit në gjirin familjarë vetëm se kanë arritur.
Një pjesë që kanë ardhur për festën e Bajramit thonë se këtë vit do të kursejnë pak më tepër, dhe se ka prej tyre që nuk do të shkojnë nëpër pushime të shtrenjta, ndërsa për bakshishe nëpër dasma do të jenë më dorështrënguar.
“Valla rëndë është, nuk është vlera si përpara. Inflacioni na ka mbytur, veç sa për mbijetesë se nuk ka më fitim siç ka pasur përpara. Gjërat elementare të nevojshme për njeriun janë shtrenjtuar tepër, gjithçka që shtrenjtohet është e logjikshme që vlera e parasë bie”, tha një mërgimtar.
“Këtu është më keq, në vitet tjera me nga 500 euro në muaj u dërgoja për idare, tani ato nuk vlejnë. E njëjta gjë është edhe atje, për shembull, vaji me 3,8 euro sikurse këtu, por nuk ndjehet kriza, atje dallojnë pagat”, theksoi një qytetar.
Eksperti për çështje ekonomike, rektori aktual i UNT-së, Izet Zeqiri, thotë për Alsat se megjithëse krizë, mërgimtarët janë burimi kryesor që mbush buxhetin e shtetit.
“Do të vijnë, por konsumin nuk do ta kenë pasi ka edhe shtrëngim e zvogëlim të investimeve në investimet kapitale që bëjnë bashkatdhetarët tanë në ndërtimin e shtëpive. Kjo do të reflektojë edhe në nivel të shtetit, por edhe të regjioneve, posaçërisht komuniteti i biznesit hapur e paraqet shqetësimin se presin mërgimtarët në fluks më të madh të konsumit, por parashikimet janë se shpenzimet nuk do të jenë në nivelin e viteve të kaluara”, thekson profesori Zeqiri.
Edhe Banka Popullore e Maqedonisë thotë se ka rënie të parave që vijnë nga mërgimtarët dhe kjo është vërejtur në krahasim me tremujorshin e parë të këtij viti, duke krahasuar me vitet e kaluara. Për tre muajt e parë të vitit dërgesa e rregullta përmes transaksioneve bankare kanë arritur në 76 milionë euro, dërgesë e cila ishte më e lartë në dy vjetët paraprake të pandemisë. Por, të ardhurat e sakta nga mërgimtarët janë edhe më të larta, pasi që ata bartin me vete para në të gatshme, si dhe dërgesa përmes transfereve të shpejta.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











