Qatar 2022
Kroacia e Maroku përballen për vendin e tretë në Kupën e Botës
Nga 206 kombëtare sa ishin pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës, dy vendet e para të Grupit F, Kroacia dhe Maroku, do të përballen për vendin e tretë, respektivisht të katërt të turnet, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Khalifa International” në Doha.
Të dy kombëtaret duhet të rikuperohen nga fakti që nuk arritën në finale, dhe të paktën të fitojnë të bronztën dhe një shumë afro 2 milionë euro.
Në gjysmëfinale Kroacia u mposht nga Argjentina me rezultat bindës 3:0, kurse Maroku pësoi humbje nga kampioni aktual botëror, Franca, me shifrat 2:0.
Takimi i fundit mes Kroacisë e Marokut daton në fazën e grupeve të këtij Botërori, ku ndeshja u mbyll pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Fakt interesant është që vetëm një herë në histori të Kupës së Botës, ndeshja për vend të tretë ka shkuar në vazhdime, ku Franca e kishte mposhtur Belgjikën 4:2, me dy golat e fitores të shënuar gjatë vazhdimeve në vitin 1986.
16:00 Kroacia – Maroku (Stadiumi Khalifa International)
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











