Sport
Kroacia me mungesa ndaj Kosovës
Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçic, ka folur përsëri për lëndimet e shumta që ka kombëtarja e tij. “Jam i befasuar me atë që ndodhi sa u përket lëndimeve. Shpresoj që lojtarët do të rikuperohen shpejt
Kroacia përballet me shumë mungesa ndaj Kosovës. Luka Modriqit, Dejan Lovrenit dhe Ivan Rakitiqit, iu shtua edhe Marko Pjaca, i cili po ashtu do të mungojë ndaj Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçic, ka folur përsëri për lëndimet e shumta që ka kombëtarja e tij. “Jam i befasuar me atë që ndodhi sa u përket lëndimeve. Shpresoj që lojtarët do të rikuperohen shpejt, të kthehen dhe të tregojnë paraqitje të mira me klubet e tyre”.
“Kroacia ka lojtarë tjerë cilësorë që mund t’i zëvendësojnë, veçanërisht në pozitat e mesfushës”, ka deklaruar ai për mediat kroate.
“Fatmirësisht luajmë ndaj dy ekipeve që janë më poshtë se ne. Unë besoj në këta që jemi, jemi mjaftueshëm për të arritur dy fitore”, ka shtuar Çaçiq.
Mesfushori i Kroacisë, Mateo Kovaçiq, ka folur për mediat para ndeshjeve ndaj Kosovës dhe Finlandës. Ai ka “vajtuar” mungesat që do të ketë Kroacia për këto dy ndeshje. “Kemi qenë të hendikepuar pa Modriq, Rakitiq dhe Lovren, andaj nuk na duhej aspak edhe Pjaca, i cili i jep kualitet skuadrës”, deklaroi Kovaçiq.
“Do të jetë vështirë ndaj Kosovës dhe Finlandës, por besoj që kemi kualitet për t’i fituar dy ndeshjet”, theksoi mesfushori i Real Madridit. Ai do të luajë nga minuta e parë kundër Kosovës.
Portieri kroat, Danijel Subasiq, thekson se nuk kanë njohuri për lojtarët e Kosovës. Ai ka dalë në konferencën për shtyp të martën, duke thënë se do të bëjnë çdo gjë për të fituar ndeshjen.
“Kosova është e gjitha e panjohur, por i kemi analizuar ata përmes videove, dhe kemi marrë atë që na nevojitet. Gjëja më e rëndësishme është të fokusohemi, dhe të japim 100 për qind që nga fillimi dhe të marrim tri pikë”, tha Subasiq në konferencën për shtyp.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental












