Shkurt.ch
Kroacia nuk do të kërkojë më viza për kosovarët që jetojnë në zonën Shengen
Prej 1 prilli deri në fund të këtij viti kosovarët që jetojnë në Diasporë nuk do të kenë nevojë më për viza për të hyrë në Kroaci
Lajmin e kanë konfirmuar për Albinfo.ch, zyrtarë të konsullatës kosovare në Cyrih, të cilët kanë marrë konfirmimin sot nga konsullata gjenerale e Kroacisë në Zvicër.
„Një vendim i tillë rezultoi pas një takimi të realizuar të konsullit të konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Dhurata Selimi dhe zëvendëskonsullit Sali Sefa, në konsullatën gjenerale të shtetit kroat. Ndërsa lajmi është konfirmuar sot, se prej 1 prilli deri në fund të dhjetorit të këtij viti, të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë leje qëndrimi në zonën Shengen, për hyrje dhe transit nëpër Kroaci janë të liruar nga vizat”, kanë thënë zyrtarë të konsullatës së Kosovës në Cyrih.
“Ky është vendim i qeverisë kroate, kanë konfirmuar zyrtarë të konsullatës kroate”, ka thënë për Albinfo.ch, zëvendëskonsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa, duke konsideruar si shumë pozitiv këtë vendim të tyre.
Me 21 mars përfaqësues të konsullatës kroate do të takohen sërish me homologët e tyre kosovarë në Cyrih..
Ekzistenca e regjimit të vizave nga Kroacia për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Diasporë, krijonte shumë vështirësi sidomos gjatë pushimit të verës, kur shumë bashkëatdhetarë planifikojnë pushimet në vendlindje.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












