Kosova
Kroacia nuk ofroi garanci për ish-krerët e UÇK-së
“Nuk kam asnjë informacion zyrtar apo konfirmim se Kroacia do të ofronte garanci për lirimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë s’kam thënë kurrë se autoritetet kroate po punonin për këtë, por se s’kishte asnjë informacion zyrtar për këtë. Mediat serbe qëllimisht apo pa qëllim më kanë keqinterpretuar”, ka thënë për “Jutarnji”, deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj.
Reagimi i saj vjen pasi mediat në Serbi u alarmuan pas një deklarate të Përlaskajt se kinse Kroacia ka ofruar garanci për lirimin e Thaçit. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Berisha, shkoi një hap më tej, duke shtuar se pas Sllovenisë e Austrisë, edhe Kroacia ofron garanci për të gjykuarit e Hagës, duke theksuar se presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka ofruar që të jetë garantues te Gjykata Speciale për lirimin e presidentit Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.
“Nuk e di nga e ka marrë Berisha këtë informacion. Hashim Thaçi s’është shtetas i Kroacisë dhe si juriste, s’jam e familjarizuar me modelin ligjor në bazë të të cilit Kroacia do të mund të ishte garantuese për një person që s’është shtetas i saj”, ka thënë tutje Përlaskaj.
Edhe Zyra e Presidentit s’ka informata për një gjë të tillë, dhe nuk mund të gjendet asnjë informatë zyrtare se Sllovenia e Austria kanë dhënë garanci për lirim e Thaçit, raporton mediumi i njohur kroat.
Informatat për kinse iniciativën kroate vjen dy ditë para se ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq-Radman, të vizitojë Prishtinën. Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka thënë se s’ka asnjë informatë për këtë çështje që ka qenë temë së fundmi. Bisedimet me kryeministrin kosovar, presidenten, ministren e Jashtme dhe kryeparlamentarin do të jenë për përkrahjen e Kosovës në rrugën evropiane, pozicionin e minoritetit kroat në Kosovë, pjesëmarrjen e Kroacisë në KFOR, stabilitetin në rajon dhe dialogun me Serbinë.
Gjykata Speciale e Kosovës në tetorin e shkuar ngriti aktakuzë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për krime lufte. Ata janë në Hagë që nga nëntori.
Së fundmi kjo gjykatë refuzoi kërkesën e tyre për lirim të përkohshëm, ndërsa u tha se Specialja ua ka ofruar një mundësi që ndonjë shtet i tretë të ofrojë garanci për lirimin e tyre
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












