Shkurt.ch
Kroatët dhe malazezët hiqen nga lista e ndalesës për armëmbajtje
Në listën “e ndaluar” mbeten edhe më tutje: Serbia, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Shqipëria etj. Për Kosovën kjo bëhet për shkak të "tensioneve etnike në zonat kufitare ne mes të dy vendeve"
Qytetarët e shteteve të dala nga ish Jugosllavia, prej disa vitesh me një vendim të marrë vite më parë, e kishin të ndaluar të posedonin, blinin ose shitnin armë. Krahas tyre në “listën e zezë” ndodheshin edhe Shqipëria, Turqia, Sri Lanka etj.
Por, ministrja e drejtësisë dhe policisë Simonetta Sommaruga planifikon të ndryshojë diçka në këtë drejtim. Ajo do që qytetarëve të Kroacisë (e cila tashmë bën pjesë në BE) dhe të Malit të Zi së shpejti tu mundësohet të dalin nga kjo listë. Policia federale e ka dërguar gjatë kësaj jave për shqyrtim në komisionet parlamentare gjegjëse një përshtatje të urdhëresës lidhur me armët.
Propozimi i Sommarugas vjen në mënyrë befasuese për faktin se ekspertët e sigurisë në politikën zvicerane kohëve të fundit kishin kërkuar madje zgjerimin e listës së vendeve në fjalë, dhe vetë ministria e brendshme madje i ka trimëruar ato kërkesa, shkruan nzz.ch.
Kroacia nuk paraqet më vend të krizës dhe si vend i ri anëtar i BE-së duhet të barazohet me shtete tjera të BE-së, është argumentimi i autoriteteve zvicerane. Po ashtu edhe në Malin e Zi situata konsiderohet si stabile, kështu që nuk arsyetohet më mbajtja në fuqi e ndalesës së armëve.
Në listën “e ndaluar” mbeten edhe më tutje: Serbia, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Shqipëria, Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria. Sipas Policisë Federale, nxjerrja e këtyre vendeve nga lista do të ishte tepër e hershme.
Dhe arsyetimet në këtë kontekst janë si vijon: “serbëve dhe shqiptarëve duhet të vazhdojë tu ndalohet posedimi i armëve për shkak të tensioneve etnike në zonat kufitare ne mes të dy vendeve”. Në rastin e Turqisë rrezikshmëria lidhet me konfliktin me kurdët, ndërsa në Sri Lankë vazhdon konflikti me tigrat tamilë etj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











