Shkurt.ch
Kroatët dhe malazezët lirohen nga ndalesa për armëmbajtje?
Në listën e ndalesës mbeten vendet si Serbia, Kosova, Maqedonia,Bosnjë e Hercegovina, Shqipëria, Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria
Ministrja e drejtësisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga planifikon që të heqë nga lista e ndalesës për armëmbajtje shtetasit e vendeve si Kroacia dhe Mali i Zi. Ministria që drejton ajo ka dërguar javën e kaluar për dëgjim në parlament një kërkesë me këtë temë, shkruuan “NZZ am Sontag”.
Në listë, edhe sipas kësaj kërkese do të mbeten sërish vendet si Serbia, Kosova, Maqedonia,Bosnjë e Hercegovina, Shqipëria, Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria. Sipas ministrisë, heqja e ketyre vendeve nga “lista e zezë” do të ishte tepër e hershme.
Nga ana tjetër, ministria ka hedhur poshtë kërkesat e shumë ekspertëve të sigurisë që në këtë listë të futen edhe shtetasit e vendeve në krizë si Somalia, Siria ose Afganistani. Ajo nuk ka pranuar as kërkesën për një ndalim gjeneral të këtyre popullatave të huaja për të pasur armë. sipas arsyetimit, do të ishte jo proporcionale dhe qasje jo e duhur që shtetasit e disa shteteve të caktuara të identifikohen si njerëz me prirje më të madhe drejt dhunës.
Kohë më parë autoritetet zvicerane patën përpiluar një listë me vendet, shtetasve të të cilave nuk u lejohet të blejnë dhe as të kenë në zotërim armë. Arsyetim për këtë ka qenë dhuna keqpërdorimi i të drejtës së armës dhe fakti se shtetet e prejardhjes të këtyre të huajve kanë kaluar nëpër kriza dhune.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore













