Lajme
Kroatët e kthejnë në rigjykim çështjen e “Ballist” Morinës
Ekstradimi i Ismail Morinës, i njohur si “Ballist” Morina, nga Kroacia në Serbi, do të shqyrtohet edhe një herë nga Gjykata e Dubrovnikut
Gjykata e Dubrovnikut do ta rishikoj edhe një herë çështjen e Ismajl Morinës (Ballistit) nëse do të ekstradohet në Serbi apo do të kthehet në Shqipëri. Rishikimi i vendimit të mëparshëm ka ardhur pasi Gjykata e Lartë në Zagreb kërkoi që çështja e tifozit të kombëtares shqiptare të futbollit të rikthehet në rigjykim.
Ndryshe, ishte Gjykata e Dubrovnikut e cila tri javë më parë, duke u bazuar në kërkesës së autoriteteve serbe, vendosi ekstradimin e Morinës në Beograd. Serbia e ka shpallur në kërkim Morinën për ngritjen e dronit me banderolën “Autochthonous” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, tetorin e vitit 2014 në Beograd.
Ndonëse nuk ka ende një vendim përfundimtar për ekstradimin ose jo të Morinës, ky vendim i Gjykatës së Lartë në Zagreb shikohet si një fitore e vogël e Morinës, por edhe autoriteteve shqiptare për të ndaluar ekstradimin.
Paralelisht me procesin gjyqësor, autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha përpjekjet në rrugë diplomatike, por edhe mes dy qeverive që të pengojnë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, citon TCH.
Disa ditë më parë, Ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi. Sipas raportit, kërkesa e Serbisë për esktradimin e Morinës është një kërkesë politike dhe se Morinës mund t’i mohohet një proces i rregullt ligjor në Serbi dhe madje mund t’i rrezikohet edhe jeta.
Por, me sa duket, fjalën edhe një herë do ta kenë autoritetet gjyqësore kroate deri në dhënien e një vendimi përfundimtar. Ndërsa avokati që mbron Morinën në Kroaci, Darko Butigan është shprehur optimist se nuk ka asnjë provë konkrete që Morina të ekstradohet drejt Serbisë, pasi nuk ka kryer asnjë krim.
Ismail Morina u arrestua në muajin qershor në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Arrestimi i tij ngjalli reagime të mëdha te komuniteti i sportit në Shqipëri e Kosovë. Madje me Ballistin i solidarizuan edhe lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit, të cilët kërkuan nga Zagrebi zyrtar që ta lirojnë sa më parë. Ballisti i cili në Serbi shihet si armik i madh, tek shqiptarët gëzon autoritet të jashtëzakonshëm.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit















