Kosova
Kryediplomati austriak: BE-ja t’i ofrojë perspektivë Ballkanit Perëndimor
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, thotë se marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të reduktohen vetëm në proceset e negociatave të pranimit, por që rajonit duhet t’i jepet një perspektivë e prekshme në disa mënyra, raporton Tanjug.
Përpara debatit strategjik të ministrave të BE-së mbi Ballkanin Perëndimor, Schallenberg paralajmëron për një “luftë midis dy modeleve të jetës” në këtë rajon, përcjell Albinfo.ch.
“Njëri është një model evropian dhe tjetri mund të vijë nga jashtë nëse ia kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor dhe krijojmë një vakum që do të ndihet shpejt dhe që nuk do të jetë në interesin tonë strategjik”, thekson Schallenberg.
Homologu i tij slloven, Anze Logar, tha se Ljubljana zyrtare mbështet pikëpamjen se Ballkani Perëndimor ka vlerë strategjike për BE-në.
Para takimit të Këshillit të BE-së, Logar njoftoi se Sllovenia do të organizojë një samit jozyrtar mbi Ballkanin Perëndimor në fillim të tetorit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











