Shqipëria
Kryemadhi: Distancohuni nga dhuna, Rama po provokon tension
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dënuar incidentin e ndodhur mbrëmë në KZAZ-në e Bushatit, në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Kryemadhi shkruan në “Facebook” se asnjë mbështetës i LSI nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
Sipas saj, djegia e materialeve zgjedhore në shkollën “Ndre Mjeda” në Bushat është provokim i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, transmeton albinfo.ch.
“U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë t’u qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura. Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama, personat e ngarkuar me emra të vërtetë dhe emrat e rremë, planet operative, kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë, por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













