Të tjera
Kryeministri aktual në Greqi, i pari në zgjedhjet parlamentare
Partia Demokracia e Re ka dalë fituese nga zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41%. Partia e majtë Syriza rreth 20%, kurse Partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12%. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind, shkruan DW.
Partia konservatore Demokracia e Re, e kryesuar nga kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis, ishte gjithmonë përpara në sondazhe.
Sistemi i ri grek i votimit, i cili kërkon deri në 47 për qind të votave për të krijuar qeverinë, e bën të pamundur që pas këtyre votimeve të përcaktohet një fitues i qartë.
Prandaj, dy kandidatëve kryesorë do t’u duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur aleatë ose do të zhvillohet një raund i dytë i votimeve një muaj më vonë, përcjellë albinfo.ch.
Më shumë se 9.8 milionë grekë ishin thirrur për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të së dielës për 300 deputetët e Parlamentit grek.
Mosha e votimit në Greqi është ulur për herë të parë në 17 vjeç dhe shtetasit grekë që jetojnë jashtë vendit lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.
Përpara zgjedhjeve u arrestuan pesë vetë me dyshimin për tentativë për blerje votash. Në një nga makinat e të dyshuarve policia gjeti rreth 200 karta identiteti, pasaporta dhe një çantë me 114 zarfe me fleta votimi, pesë prej të cilave qenë mbushur me emrin e një kandidati, shkruan DW.
Të tjera nga Të tjera

Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet
- Kosovari në Serbi përballet me maltretim dhe i konfiskohen 2,500 euro për fotografitë e babait dhe figurat e UÇK-së
- Kosova, Shqipëria e Kroacia flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
- Mediumi zviceran shkruan se në Serbinë e Aleksandar Vuçiq gazetarët po përballen me presion gjithnjë e më të madh
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore











