Kosova
Arbëreshët, vlera të përbashkëta të Italisë dhe shqiptarëve
Kosova sot ka pritur delegacionin e komunave të arbëreshëve të Italisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një ceremoni ka përshëndetur delegacionin.
“Ne dëshirojmë t’ ju ndihmojmë dhe t’ju përkrahim sikurse në ruajtjen e gjuhës, traditave e zakoneve, por po ashtu duam që të ndërlidhim dhe të shkëmbejmë në ekonomi, kulturë, e njëkohësiht edhe në ndjenja njerëzore të dashurisë”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, në pritjen e organizuar nën patronatin e kryeministrit për delegacionin e komunave të arbërshëve të Italisë.
Pasi falënderoi të pranishmit, kryeministri Haradinaj tha se beson shumë se lidhja jonë me arbëreshët nuk është vetëm lidhje e gjakut mes shqiptarëve, por kjo është një lidhje edhe e shqiptarëve në Itali.
Ky fakt, tha kryeministri Haradinaj, është një pasuri e përbashkët e Italisë dhe e shqiptarëve.
Ndërkaq, Rosario Petta, Kryetar i Bashkisë së Piana degli Albanesi, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për mikpritjen, tha se ndihen të nderuar për respektin që ia kanë dhënë institucionet, duke shpresuar që ky të jetë fillimi i korridoreve të reja në mes të arbëreshëve dhe institucioneve të Kosovës dhe më gjerë.
Nga një fjalë e kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Diaporës, Dardan Gashi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësambasadori i Italisë, Matro Koradini, ndërsa në emër të arbëreshëve foli famullari i katedrales në Piana degli Albanesi, Papas Jani.
Në fund kryeministri Haradinaj u ka dhuruar pjesëmarrësve librin me portrete të Skënderbeut.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve













