Lajme
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau njofton dorëheqjen
Justin Trudeau tha sot se planifikon të tërhiqet si lider i Partisë së tij Liberale në pushtet dhe si kryeministër i Kanadasë pas gati një dekade në pushtet.
Trudeau e bëri njoftimin në një fjalim nga rezidenca e tij “Rideau Cottage” në Otavë, pas disa javësh presioni nga brenda dhe jashtë partisë së tij.
Ai do të vazhdojë të jetë kryeministër – një post që e ka mbajtur për nëntë vjet – derisa të zgjidhet lideri i ri i partisë.
“Unë synoj të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm përmes një procesi të fortë, mbarëkombëtar, konkurrues”, tha ai.
“Ky vend meriton një zgjedhje reale në zgjedhjet e ardhshme dhe është bërë e qartë për mua se nëse më duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem opsioni më i mirë në ato zgjedhje”, shtoi Trudeau.
Qeveria e pakicës e Trudeau, mori një goditje e madhe pas dorëheqjes së ministres së Financave, Chrystia Freeland muajin e kaluar – për shkak të mosmarrëveshjeve për politikën ekonomike.
Zgjedhjet e përgjithshme pritet të zhvillohen deri më 20 tetor, në Kanada
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











