Kosova
Kryeministri i Kosovës viziton festivalin Hardh Fest
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot festivalin “Hardh Fest”, i cili po mbahet në Rahovec, bëhet e ditur në faqen zyrtare të festivalit në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Hardh Fest në bashkëpunim me Klubin Letërar ‘Xhevdet Bajraj’ e organizuan orën poetike në kujtim të poetit të ndjerë me famë botërore Xhevdet Bajraj. Poashtu Znj.Drita Popaj promovoi librin e saj ‘Eja në ëndërr'”, thuhet në njoftim.
Kurti ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”, teksa më pas ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.
Dita e sotme shënon ditën e tretë të edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje që përveç aktiviteteve të ndryshme për vizitorët dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës














