Lajme
Kryeministrja Meloni: E zhgënjyer nga Kombëtarja italiane
Meloni: Kemi gjithnjë e më pak lojtarë në serinë A
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është shprehur e zhgënjyer për kombëtaren e futbollit në paraqitjen e saj në Euro2024.
“Fatkeqësisht e pashë ndeshjen e fundit të kombëtares së futbollit dhe jam shumë e zhgënjyer si të gjithë italianët. Kemi pasur zhgënjime me kombëtaren, përveç Europianit të fundit. Nuk jam eksperte futbolli, nuk jap këshilla, por kur gjërat shkojnë kështu, ne duhet të pyesim veten nëse diçka po shkon keq në sistem”, tha Meloni në Rete 4.
Sipas saj, problemi mund të qëndrojë së ‘lojtarët italianë janë gjithnjë e më pak në Serinë A.’
“Në vitin 2024 do të jenë 35%. Kur nuk i vlerëson lojtarët, mund të gjesh probleme me kombëtaren”, shtoi kryeministrja.
Rrugëtimi i Italisë në këtë Europian përfundoi pas përballjes me Zvicrën, ndeshje në të cilën humbi me dy gola. Ndeshja e vetme që arriti të fitojë ishte ajo me Kombëtaren shqiptare, me rezultatin 2 me 1.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë













